Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Rokshped’ – Perandoria e familjes Stanaj në shënjestër të prokurorisë malazeze
👁3060
Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë. Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped. Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër persona të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë MP Shped Trans, Predrag Maxhgal, ndërsa Ivan Turçinoviq u dorëzua vetë. Periq është drejtor i kompanisë Plus, e cila tregton produkte duhani dhe është e lidhur me Rokshped-in. Hetimet kanë në shënjestër bizneset e Rokshped-it - njërës prej...