Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rojet nga Kosova të Ismail Qemalit
Nga Sefer PASHA “Ismail Qemali i kërkoi Isait dy djem nga njerëzit e tij që t’i rrinin në derë dhe Isai i la Halim Bajgoren dhe Ahmet Llapin. Njerëzit e tjerë bënin roje rreth e rrotull dhe mbanin qetësinë, se ende nuk kishte as polici dhe as xhandarmëri në Vlorë. Por edhe kur u krijua një farë xhandarmërie, prapë gjithë besimin Ismail Qemali e kishte mbështetur te trimat kosovarë” Me poetin tragjik Agim Spahiu e kam ndjekur udhëtimin e Isa Boletinit me të katërqind kalorësit nga Gjakova për në Vlorë. Një pjesë të udhëtimit anës Drinit të Bardhë e kemi ndjekur milimetër për milimetër në hartë, me imagjinatë, kurse pjesën tjetër nga bregu i Drinit prej Verbnice (udhëtimi i Isa Boletinit ka qenë nën këmbët...