“Rodri dëshiron të luajë, por trupit i duhet kohë. De Bruyne është i pazëvendësueshëm”

“Rodri dëshiron të luajë, por trupit i duhet kohë. De Bruyne është i pazëvendësueshëm”

Pas fitores së Manchester City në debutimin e Kupës së Botës për Klube kundër Wydad Casablanca, Pep Guardiola analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar vështirësitë e ambientit dhe përshtatjen e lojtarëve të rinj: “Bënte shumë vapë dhe kishim në fushë disa lojtarë të rinj. Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme. E nisëm mirë, pastaj humbëm disa topa më tepër se sa duhet”. Mes protagonistëve të përmendur nga Guardiola ishte edhe Rodri, i kthyer në fushë pas dëmtimit: “Luajti 30 minuta dhe duhet të ecë me hapa të vegjël. Do të donte të bënte më shumë, por ky...
Burimi: Telesport.al