Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Robotët ngjiten në ring, zhvillohet kampionati i parë botëror i kikboksit
👁6855
Shkëmbejnë grushte e shkelma, rrëzohen, ngrihen dhe grushtojnë përsëri. Nuk bëhet fjalë për njerëz, por për robotë, të cilët janë ngjitur në ring për një Kampionat Botëror kikboksi. Qyteti Hangzhou në Kinën lindore ishte mikpritës i garës së parë botërore të robotëve luftarakë humanoidë, një ngjarje që shënoi një moment historik në teknologjinë robotike. Gara, e titulluar Konkursi Botëror i Robotëve CMG: Arena e Luftës Mech, u zhvillua të dielën dhe u mbyll me fitoren e robotit “AI Strategist”, i komanduar nga Lu Xin. Secila ndeshje përbëhej nga tre raunde, secili me kohëzgjatje dy minuta. Pikët jepeshin për goditje të...