Robert Shvarc:  Oh, falmë, falmë mikja ime…

Robert Shvarc: Oh, falmë, falmë mikja ime…

Poezi nga Robert Shvarc Oh, falmë, falmë mikja imeNë ta lëndova përsëriAt’ plagë që s’don më ngushëllime,që don të mbetet si jetimekrenare pa njeri! Oh, falmë, falmë pse kërkojPrej teje unë dashurinëE dhëmshurisht pse të qortojNë çastet-vrer, kur shpesh harrojSe ty ta vranë rininë … Ësht’ malli im gjithë pikëllimQë djeg e bren aq pushtetplotE kur s’e gjen atë flijimQë e njeh aq fort në shpirtin timI mbeten veçse lot! Ësht’ zemra ime q’u mësuaÇdo rrahje t’sajën ta durojë,që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”që u ndez përherë dhe u shua…pse di të dashurojë. E pra, më fal e dashur ti,tani t’kuptoj unë ty më mirë:çdo ças dhe unë po ndiej mërzie shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,s’kam gaz, s’kam më dëshirë! Oh falmë, falmë mikja...