Robert Jordan, shkrimtari i njohur i sagës fantastike “Rrota e Kohës”
Më 17 tetor 1948 lindi në Charleston të Karolinës së Jugut, shkrimtari amerikan James Oliver Rigney Jr., i njohur me pseudonimin Robert Jordan. Ai u bë i famshëm në mbarë botën për serinë e romaneve fantastike “Rrota e Kohës” (The Wheel of Time), një nga veprat më të njohura të këtij zhanri. Para se t’i përkushtohej shkrimit, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, ku punoi si pjesëtar i ekuipazhit të një helikopteri. Më pas studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën Amerikane. Përveç serisë “Rrota e Kohës”, ai shkroi edhe romane të tjera, përfshirë vepra të lidhura me serinë “Conan”. Krijimtaria e tij u dallua për botën e pasur imagjinare dhe historitë e gjera fantastike që tërhoqën miliona lexues. Në...
Burimi:
kultplus.com