Riviera Shqiptare në vëmendjen e medias amerikane: Alternativa që rivalizon Santorinin
Destinacionet e njohura turistike të Evropës vazhdojnë të tërheqin miliona vizitorë, por ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë që turistët të shohin përtej zgjedhjeve tradicionale dhe të eksplorojnë alternativa që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, pasuri historike dhe përvoja autentike, shpesh me kosto më të përballueshme, shkruan Kelli Acciardo në një artikull të botuar në median amerikane “Parade”. Ndër destinacionet që rekomandohen si alternativa kundrejt vendeve më të famshme evropiane është edhe Riviera Shqiptare, e cila vlerësohet për ujërat e kristalta, fshatrat piktoreskë dhe çmimet konkurruese. Destinacione si Santorini, Bregu i Amalfit dhe qytetet evropiane me arkitekturë përrallore kanë fituar famë ndërkombëtare për bukurinë dhe veçantinë e tyre. Megjithatë, përtej këtyre vendeve të njohura, Evropa ofron edhe destinacione të tjera që mundësojnë përvoja po aq mbresëlënëse, duke u dhënë...
Burimi:
javanews.al