Rivali rus i Starlink-ut përballet me probleme në orbitë dhe kërcënime në tokë

Rivali rus i Starlink-ut përballet me probleme në orbitë dhe kërcënime në tokë

Rusia po e ndërton versionin e saj të Starlink-ut – plejadën e satelitëve të Elon Muskut në orbitë të ulët të Tokës, i cili mund të ofrojë qasje të shpejtë në internet kudo në botë. Nga Yauhen Lehalau, Valentin Baryshnikov  dhe Ivan Gutterman - REL Deri në fillim të këtij viti, Ukraina dhe Rusia e përdornin Starlink-un për komandim dhe kontroll në terren, si dhe për drejtimin e dronëve të ngarkuar me eksplozivë drejt shënjestrave të tyre, qindra kilometra larg. Në shkurt, Starlink-u ndërpreu qasjen për terminalet në Ukrainë, me përjashtim të atyre që ishin në një listë të bardhë të miratuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Suksesi i Rusisë në fushëbetejë pësoi rënie menjëherë: numri i sulmeve të ndërmarra nga forcat e Moskës ra,...