Ritmet e Anymas dhe Peggy Gou elektrizojnë Sunny Hill-in në përmbyllje të edicionit të pestë

Ritmet e Anymas dhe Peggy Gou elektrizojnë Sunny Hill-in në përmbyllje të edicionit të pestë

Vjollca Duraku Festivali më i rëndësishëm në rajon, Sunny Hill, mbrëmë ka mbyllur edicionin e pestë me radhë nën ritmet e artistit italo-amerikan Matteo Milleri i njohur si “Anyma” dhe artistes koreane, Peggy Gou. Ndryshe nga netët paraprake, mbrëmja e tretë e festivalit i ishte dedikuar DJ-ve të njohur ndërkombëtar dhe ritmeve të tyre elektronike, që rrëmbenin zemrat e një audience aktive që pulsonte fuqishëm pas secilit ‘beat’. Nata e tretë e festivalit të njohur tashmë edhe në Evropë ishte një nga ato mbrëmjet me bazë në ritmet techno, që përmes valëve elektronike integronte në trup energji drithëruese nga kozmosi. I...