Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Nënshkruhet në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të këtij qytetit, ndërsa detajet i dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Ai theksoi se kjo shkollë do nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara. “Rithemelimi i Shkollës së Acviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.
Burimi: Javanews.al