Rita Ora zbulon tatuazhin e ri në shpinë, një fjalë e vetme me një zemër

Rita Ora zbulon tatuazhin e ri në shpinë, një fjalë e vetme me një zemër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shtuar një tjetër tatuazh në koleksionin e saj, këtë herë duke zgjedhur një mbishkrim përgjatë boshtit kurrizor. Tatuazhi i ri përmban fjalën “Baby”, të shoqëruar me një simbol të vogël zemre. Artistja e ka ndarë këtë detaj me ndjekësit e saj, duke tërhequr vëmendjen me zgjedhjen e thjeshtë, por simbolike. Deri më tani, Rita nuk ka treguar nëse fjala “Baby” ka ndonjë domethënie të veçantë për të, nëse lidhet me ndonjë nofkë personale apo është thjesht një zgjedhje estetike./KultPlus.com