Rita Ora tërheq vëmendjen në gala-n e amfAR në Londër me një paraqitje ekstravagante

Rita Ora tërheq vëmendjen në gala-n e amfAR në Londër me një paraqitje ekstravagante

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u shfaq me një stil të veçantë në gala-n e amfAR në Londër 2026, e mbajtur të premten në hotelin The Chancery Rosewood. Artistja tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me një veshje të zezë skulpturore, të kombinuar me një aksesor të pazakontë mbi kokë dhe këpucë me platformë të lartë nga Saint Laurent. Rita zgjodhi modelin ikonik Tribtoo të kësaj shtëpie mode, këpucë me taka të larta që u bënë të njohura në fillim të viteve 2000. Të punuara nga lëkura e zezë me shkëlqim, ato dallohen për majën e rrumbullakosur, platformën e fshehur dhe takën e hollë prej rreth 14 centimetrash, që i japin siluetës një pamje më të zgjatur. Këngëtarja e kombinoi këtë model me...