Rita Ora realizon këngë të re për serialin e Netflix, “Joy” pritet së shpejti

Rita Ora realizon këngë të re për serialin e Netflix, “Joy” pritet së shpejti

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora po përgatit muzikë të re për serialin e njohur të takimeve “Love Is Blind UK” në Netflix. Kënga me titullin “Joy” është një baladë e fuqishme që flet për gjetjen e paqes së brendshme dhe pritet të publikohet shumë shpejt. Burime për mediat britanike kanë bërë të ditur se kjo këngë nuk do të jetë pjesë e albumit të saj të katërt në studio, por shërben si një projekt anësor i dedikuar ekskluzivisht për serialin. “Joy” do të jetë e disponueshme për streaming, por nuk planifikohet të ketë videoklip apo promovim të gjerë. Rita Ora ka folur edhe për momentet e vështira që ka kaluar gjatë karrierës së saj, duke përmendur mbështetjen e madhe që ka marrë nga Beyoncé, e cila...