Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”

Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”

14 November, 2026 - 10:00 Këngëtarja dhe aktorja shqiptaro-britanike Rita Ora do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”, i cili tashmë ka nisur xhirimet. Në këtë produksion, Rita Ora do të luajë përkrah aktorit Tom Hopper, të njohur nga serialet “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”, si dhe aktores së re Mila Harris. Në kast janë përfshirë gjithashtu aktorët Missi Pyle dhe Nolan North, në role dytësore. Filmi rrëfen historinë e një kontrollori të trafikut ajror, të luajtur nga Hopper, dhe mbesës së tij, me të cilën është larguar prej kohësh, të interpretuar nga Harris. Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë pasi zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në një zonë të largët të...