Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Risitë e Kodit të ri Penal! Liri me kusht për të dënuarit për jetë, zbutje e dënimit për krimin ekonomik
Prezantohen ndyshimet në Kodin Penal. Drejtuesi i grupit për hartimin e draft- kodit që do të hidhet nga sot për konsultim publik, Arben Rakipi bëri të ditura disa nga këto propozime mes të cilave edhe lirimi i parakohshëm i të dënuarve përjetë. “Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë...