Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rio Ferdinand mahnitet nga Yamal, e përsërit tri herë “Top i Artë” para kamerës
👁12733
Pas golit të bukur për 1-2 dhe një tjetër goditjeje, që u përplas në traversë, admirimi për Lamine Yamal nuk vonoi të shpërthente. Erling Haaland ishte i pari që e tha hapur: “Ky djalë është i pabesueshëm”. Thierry Henry dhe Jamie Carragher gjithashtu u shprehën të mahnitur në “CBS Sports”. Nga Britania e Madhe erdhi një tjetër zë i rëndësishëm: Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United u dorëzua ndaj talentit të Barcelonës, pas paraqitjes spektakolare kundër Interit. Fillimisht, Ferdinand shkroi në rrjetin social “X”: “Guxoj të them se Lamine Yamal është në një nivel shumë më të lartë se...