Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS humbasin vota/ Kolegji shqyrton sot ankimimet për katër qarqe

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS humbasin vota/ Kolegji shqyrton sot ankimimet për katër qarqe

Në ditën e gjashtë të rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Tiranës, procesi ka përfunduar për gjysmën e kutive. Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, të dy partitë kryesore kanë humbur vota krahasuar me rezultatin fillestar. Deri tani, Partia Demokratike – ASHM ka humbur 318 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 232 vota. Paralelisht, sot pritet që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë katër ankimimet e paraqitura nga Partia Demokratike për qarqet Berat, Shkodër, Dibër dhe Vlorë. Më herët, Kolegji ka rrëzuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Gjirokastër, Kukës, Lezhë dhe Korçë.
Burimi: Sot.com.al