Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rinumërimi në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore pas hapjes së 30% të kutive
Procesi i rinumërimit të kutive të votimit për qarkun e Tiranës është ende në vijim. Deri më tani janë hapur 355 nga gjithsej 1282 kuti, që përbëjnë rreth 30% të totalit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka humbur deri tani 177 vota, ndërsa Partia Socialiste 17. Nisma “Shqipëria Bëhet” ka rezultuar me 20 vota të pamerituara dhe Lëvizja “Bashkë” me 15. /vizionplus.tv