Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi i votave, Berisha: S’është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve të saj, beteja jonë vazhdon
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se rinumërimi i votave nuk është kërkesë e Partisë Demokratike, por e kandidatëve të saj. Berisha theksoi se këtë të drejtë nuk mund t’ia mohonte kandidatëve të saj, duke theksuar se “teza e PD është ‘vota vdiq pa hyrë në kuti’”. “Nuk do të ketë reshtur. Vazhdon dhe do të vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve. Gjithnjë më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit. Rinumërimi i votave nuk është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve të saj të cilëve...