Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, dha një prononcim për mediat ditën e sotme nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë, Fier dhe Elbasan. “Stafi i KQZ po numëron votat. Kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur. Janë numëruar më pak se 10 përqind e të votave. Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi”, tha anëtari i KAS. Braho shtoi se procesi është ende në fillimet e tij dhe nuk mund të flitet aktualisht për ndonjë bilanc apo për tjetërsime masive të votave. “Procesi është në fillim dhe nuk bëjmë dot një bilanc tani për të thënë në çfarë mase ka ndodhur një tjetërsim votash. Deri...