Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rinumërimi i qarkut të Fierit, të gjitha forcat humbin vota, PS fiton 13 më shumë
350 kuti nga 587 të qarkut të Fierit janë hapur për rinumërim deri më tani. Të dhënat zyrtare tregojnë se “Nisma Shqipëria Bëhet” e cila inicioi ankimimin ka humbur 10 vota, Partia Demokratike 79, Lëvizja Bashkë 8 vota dhe Partia Mundësia 3 vota. Ndërsa Partia Socialiste ka fituar 13 vota. Ankimi u bë nga koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj, qe humbi një mandat në Fier përballë Partisë Socialiste. Kandidati Azmer Duleviç nuk fitoi dot mandatin pasi rezultoi me një diferencë 500 vota kundrejt Zegjine Çaushit të PS. Pas qarkut të Fierit rinumërimi do të zhvillohet edhe për 257 kutitë...