Rinumërimi e nxori blof, Berisha ndryshon akuzat: Përveç trenit bullgar, kanë ndërruar edhe kutitë

Rinumërimi e nxori blof, Berisha ndryshon akuzat: Përveç trenit bullgar, kanë ndërruar edhe kutitë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur mesditen e sotme (27 qershor), një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë blu. Fillimisht, Berisha u shpreh se ‘farsa elektorale’ që Partia Demokratike denoncon, ka bërë jehonë në Këshillin Evropian, e është një temë kryesore për grupet parlamentare dhe komisionet e unionit. “Farsa nuk kapërdihet. Ka tre ditë në asamblenë parlamentare të KiE, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare e në mbledhje të grupeve parlamentare e komisioneve”, tha ai. Sakaq, kryedemokrati denoncon se përveç metodës “treni bullgar”, është përdorur dhe ajo e mbushjes dhe zëvendësimit së kutive të votimit....
Burimi: Javanews.al