Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i ShBA-së
Nga: Romeo Gurakuqi Sivjet mbushen 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Shqipërisë dhe ShBA dhe 102 vite nga shpëtimi i Shqipërisë Londineze prej copëtimit të dytë. Rikonfirmimi ndërkombëtar i shtetit shqiptar u arrit falë përpjekjeve titanike të elitës së vetëdijshme kombëtariste vendase dhe ndërhyrjeve vendimtare të Presidentit Woodrow Wilson. Cilat kanë qenë rrethanat politike dhe ndërkombëtare të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore dhe cilët qenë faktorët, që ndikuan në ndërhyrjen amerikane në ndihmë të vendit të lënë pa mburojë në Adriatik, pas dezintegrimit të Austro-Hungarisë? Fundi i Luftës së Parë Botërore dhe tri vitet që e pasuan, përbëjnë kohën në të cilën rinisi procesi i themelimit të shtetit shqiptar në aspektin e brendshëm institucional dhe në planin e rivendosjes si subjekt...