Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rinisin takimet në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi
👁5055
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel ku po zhvillon një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut me Serbinë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, gjatë një konference për media të hënën. Ai tha se takimi është thirrur në nivel të kryenegociatorëve dhe se Bislimi përfaqëson palën kosovare, ndërsa përfaqësuesit nga Serbia pritet të mbërrijnë të martën. Ky është takimi i parë i këtij niveli që zhvillohet pas emërimit të Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, duke zëvendësuar Miroslav Lajçakun. Që nga shtatori i vitit 2023, në...