Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rinisin negociatat, apo arratisje? Tre avionë iranianë zbresin në Oman
👁2904
Të paktën tre avionë të regjistruar në emër të qeverisë iraniane kanë lënë Iranin të mërkurën, pavarësisht bllokimit ajror të shpallur nga Autoriteti i Aviacionit Civil Iranian. Destinacioni i tyre ishte Omani, një shtet që ka shërbyer historikisht si ndërmjetës kyç në negociatat bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit. Sipas burimeve të Reuters, një delegacion iranian ka zbritur në Muskat, megjithëse identiteti i personave në bord nuk është bërë publik deri tani. Zyrtarët iranianë nuk kanë konfirmuar një udhëtim zyrtar. Kjo ka shtuar spekulimet për ndonjë arratisje të mundshme të zyrtarëve iranianë. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohoi zërat...