“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, ka komentuar protestat e të rinjve, duke u ndalur te përshkallëzimi i tensioneve, dhuna dhe përfshirja e politikanëve e pedagogëve në lëvizjen studentore. Vengu u shpreh se protesta, e cila nisi për çështje që lidhen me arsimin, është zhvendosur drejt një debati mbi dhunën dhe reagimin e institucioneve. Deputeti socialist theksoi se nuk është dakord me barazimin e dhunës me reagimin e qytetarëve dhe institucioneve, por nënvizoi se, sipas tij, gjatë protestave të javës së kaluar janë tejkaluar disa kufij. “Nisi te Ministria e Arsimit. Dhe unë prisja, si person publik dhe shërbyes i shtetit edhe gjatë protestave të 2018-ës, që në këtë javë të flisnim për arsimin, për kushtet,...