Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rinia nga Kosova dhe Serbia bashkohen në Jurinë Rinore të DokuFest, kinemaja si urë bashkëpunimi
Në një iniciativë të veçantë ndërkufitare, të rinj nga Kosova dhe Serbia janë bërë pjesë e jurisë rinore në edicionin e sivjetshëm të DokuFest, si pjesë e programit DocYouth Alliance, rinia që lidhet përmes kinemasë. Kjo nismë e fuqishme kulturore ka për qëllim të krijojë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes të rinjve nga dy vendet, duke përdorur filmin si një mjet komunikimi dhe reflektimi të përbashkët. Nga 4 deri më 8 gusht, në qytetin e Prizrenit, këta të rinj po marrin pjesë në një përvojë të pasur që përfshin shikimin dhe vlerësimin e pesë filmave me tematikë rinore. Filmat janë përzgjedhur posaçërisht për të reflektuar sfidat, ëndrrat dhe realitetet e brezit të ri në një botë gjithnjë e më komplekse. Në fund të këtij udhëtimi...