Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rindizet zjarri në pyjet e Darzezës/ Situata del jashtë kontrollit, ndërhyn helikopteri ‘Cougar’
👁8930
Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në mesditë është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, një ditë pasi ishte shuar. Në vendngjarje janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse dhe 40 efektivë të MZSH-së, si dhe mjete të rënda si buldozerë dhe fadroma, por terreni ranor dhe përmasat e mëdha të zjarrit kanë vështirësuar ndërhyrjen. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:00, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete tokësore. Për pasojë, në bashkëpunim me Qendrën e Bashkuar Operacionale, është aktivizuar një helikopter Cougar i Forcës...