Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE. “Mirëmëngjes 😊 dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që po vijon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 – me një program të ri qeveri –...