Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikthim pas në renditje! A po e çon Sylvinho kombëtaren në krizë?
👁4430
Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi. Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj,...