Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rikthim në kombëtare, Genti Mahmuti tregon objektivin afatgjatë
10 Korrik 2025 16:51 Telesport Genti Mahmuti është zyrtarizuar si trajneri i ri i ekipit kombëtar U-15. Tekniku 52-vjeçar rikthehet sërish në pankinën kuqezi pas eksperiencave të mëparshme si zëvendëstrajner i ekipeve kombëtare U-19 dhe U-21. Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, trajneri Mahmuti ndihet i kënaqur dhe i vlerësuar për rikthimin si trajner kuqezi. “Është kënaqësi dhe nder që rikthehem përsëri në Federatën e Futbollit, i angazhuar si trajner i ekipit kombëtar. Në radhë të parë dua të falënderoj Presidentin Armand Duka për mundësinë dhe vlerësimin duke më afruar sërish në gjirin e ekipeve kombëtare. Gjithashtu edhe drejtorin...