Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të shërbimit të policimit vullnetar në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. Ky vendim, i propozuar nga ministri i Brendshëm dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit” (nr. 82/2024), synon të përmirësojë sigurinë publike, të forcojë kapacitetet e Policisë së Shtetit dhe të nxisë përfshirjen aktive të qytetarëve në mbështetje të forcave të rendit. Policimi vullnetar përkufizohet si një shërbim publik që realizohet nga qytetarë të kualifikuar, të cilët angazhohen në veprimtari ndihmëse pranë strukturave vendore të policisë. Çdo...
Burimi: Opinion.al