Rikthehet pas 14 vitesh Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

Rikthehet pas 14 vitesh Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rivjen në edicionin e tij të 14-të. Festivali synon të kthejë në vëmendje kinematografinë shqiptare dhe, mbi të gjitha, të afrojë filmin vendas me publikun. Rreth 220 filma të prodhuar prej vitit 2012 e deri më sot do të jenë pjesë e programit të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili do të çelet mbrëmjen e 3 shtatorit në Tiranë dhe do të vijojë deri më 12 shtator. Pjesë e festivalit do të jenë veprat më përfaqësuese në kategoritë e filmit të gjatë, të shkurtër, dokumentarit dhe animacionit. “Janë bërë gati 14 vjet që audienca shqiptare nuk shikon një film shqiptar, përpos premierave që organizohen herë pas here. Ishte një lloj detyrimi që ne kishim, qoftë...