Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, nesër më 3 shtator, rikthehet edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin promovues të festivalit, teksa thekson se deri më 12 shtator Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë. Mbrëmja e parë hapëse do të bëjë bashkë kineastët, aktorët dhe dashamirësit e artit pamor në një festë dedikuar trashëgimisë dhe të ardhmes së kinematografisë sonë. Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i cili rikthehet pas 14 vitesh synon të krijojë ura komunikimi mes kinematografisë shqiptare dhe publikut. Ai bashkon audiencën me prodhimet tona filmike, ndërkohë që frymëzon dhe inkurajon të rinjtë të bëhen pjesë e industrisë dhe...