Rikthehet “Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet në fundjavë, “Air Albania” pret derbin Partizani – Tirana – Balkanweb.com – News24

Rikthehet “Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet në fundjavë, “Air Albania” pret derbin Partizani – Tirana – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 6-të, ku në program janë pesë përballje interesante, mes tyre edhe derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana. Pas ndërprerjes për ndeshjet e Kombëtares, skuadrat e elitës së futbollit shqiptar rikthehen në fushë për të vijuar garën për pikët e radhës. Java e 6-të do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 tetor, me dy takime të shtunën dhe tri të tjera të dielën. Të shtunën, AF Elbasani do të përballet me Vorën, ndërsa Teuta do të presë Skënderbeun. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 18:30. E diela do të sjellë fillimisht sfidën mes Laçit dhe Egnatias, në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy përballjet e tjera të javës, Vllaznia...