Rikthehen trazirat, flakët kalojnë te ”Rruga e Dibrës”. Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit
Janë riaktivizuar tensionet dhe përplasjet në protestë, aty ku për disa orë kishte rënë qetësia, por në marshimin e tyre nga Kryeministria për në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, papritur u hodh gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme. Më pas një pjesë marshoi në ”Rrugën e Dibrës”, ku protestuesit kanë djegur kazanë të mbetjeve. Sakaq në zonën e Medresesë, efektivët e Policisë po kalojnë në çdo rrugicë, këmba-këmbës për të shpërndarë dhe shoqëruar protestuesit. Ora 18:45. Një pjesë e protestuesëve po kalojnë në ”Rrugën e Dibrës”, ku po digjen koshat e mbetjeve. Një tjetër grup ndodhet te Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit qëndronin të ndarë në dy grupe, njëri pranë Kryeministrisë dhe tjetri te Parku Rinia. Pas mbërritjes së të rinjve të maskuar, të...
Burimi:
kohajone.com