Rikthehen temperaturat e larta në vend, parashikimi i motit për sot

Rikthehen temperaturat e larta në vend, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21 në 36 gradë celcius. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.