Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen
Java e parë e muajit nëntor do të sjellë një tablo tipike vjeshtore në Shqipëri, duke ndërprerë ditët e qëndrueshme dhe me diell. Sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, ku masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellë vranësira, rrebeshe shiu dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të dyja vlerat ekstremale. Sipas parashikimeve të fundit, fillimi i javës do të jetë ai që do të mbajë peshën kryesore të përkeqësimit të motit. Dita e hënë do të nisë me shtim të vranësirave, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të gjenerojnë reshje shiu, fillimisht në zonat bregdetare dhe ato veriore, për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin. Dita e martë parashikohet të jetë edhe dita më kritike...
Burimi:
javanews.al