Rikthehen kërkimet arkeologjike në Gajtan për vendbanimin paleolitik
24 September, 2026 - 12:31 Në fshatin Gajtan, pranë shpellës me të njëjtin emër, rifilluan për të dytin vit radhazi kërkimet arkeologjike në kuadër të projektit “Gajtan, kërkime arkeologjike paleolitike në Shqipëri” (GRAAL). Projekti drejtohet nga arkeologu Rudens Ruka dhe është rezultat i një bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë dhe disa institucioneve kërkimore-shkencore franceze. Fshati Gajtan ndodhet në lindje/juglindje të qytetit të Shkodrës, në varësi të pikës së referimit dhe rrugës së përdorur. Ndërsa fortifikimi ilir i quajtur Qyteza e Gajtanit është një vendbanim i epokës së hekurit, i vendosur mbi një kodër në verilindje të fshatit Gajtan, rreth 5 km në lindje të Shkodrës. Fortifikimi përbëhet nga mure rrethuese prej guri dhe është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë...
Burimi:
kultplus.com