Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala inspektoi nga afër detajet e fundit të punimeve për rikonstruksionin e spitalit në Kavajë, një investim që ka mundësuar rehabilitimin tërësor të ambienteve duke sjell standarde të reja shërbimi për mbi 100 mijë banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth. Gjatë vizitës në ambientet e rinovuara, ministrja Koçiu theksoi që punimet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit janë drejt përfundimit ku qytetarët do marrin shërbime shëndetësore në kushte dhe ambiente modern. “Jemi në përfundim të punimeve të spitalit të Kavajës, që ka për afro një vit që është binjakëzuar me spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe shërben jo vetëm për banorët e Bashkisë...