Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rikonceptimi i zhvillimit në një epokë pasigurie globale
Nga Mohamed A. El-Erian*Për shumë vende në zhvillim, peizazhi ekonomik global ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit. Rritja më e ulët, zinxhirët e furnizimit të ndërprerë, reduktimi i ndihmave dhe rritja e paqëndrueshmërisë në tregjet financiare përbëjnë pengesa të mëdha. Në themel të këtyre ndryshimeve qëndron një ristrukturim themelor, i udhëhequr nga bota e zhvilluar, i rendit ekonomik dhe financiar të pasluftës. Në këtë kontekst, një sërë faktorësh po bëhen kritikë për mirëqenien aktuale dhe të ardhshme të vendeve në zhvillim, dhe për të mirën e institucioneve shumëpalëshe.Për pjesën më të madhe të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, rendi ekonomik dhe financiar global funksiononte si një konstrukt bërthamë-periferi, me Shtetet e Bashkuara në qendër. SHBA-ja ofronte të mira publike globale, udhëhiqte bashkërendimin e politikave...