Rihapet në Londër selia historike e Zaha Hadid si hapësirë kulturore

Rihapet në Londër selia historike e Zaha Hadid si hapësirë kulturore

Selia historike e studios së arkitektes së njohur Zaha Hadid në Londër rihapet sot për publikun si një hapësirë kulturore, dhjetë vjet pas vdekjes së arkitektes britaniko-irakiane. Ndërtesa në adresën 10 Bowling Green Lane, e cila për më shumë se 30 vjet shërbeu si studio e Hadidit, është restauruar dhe përshtatur për të pritur ekspozita, veprimtari publike dhe programe edukative, nën kujdesin e Fondacionit Zaha Hadid. Fondacioni, i krijuar në vitin 2013 me nismën e vetë arkitektes, administron një arkiv me më shumë se 300 mijë materiale, përfshirë vizatime, piktura, modele, fletore, objekte dhe veshje, që dokumentojnë krijimtarinë e saj në arkitekturë, dizajn dhe fusha të tjera artistike. Programi i inaugurimit përfshin ekspozitën “Zaha Hadid: Architecture of Performance”, e cila shqyrton marrëdhënien mes arkitekturës dhe...