Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

Gjykata e Kasacionit në Itali ka pranuar rekursin e Prokurorisë dhe ka urdhëruar rishqyrtimin në Apel të çështjes ndaj një 56-vjeçari italian, i dënuar për vrasjen e Nexhat Ramës, 40-vjeçarit shqiptar me origjinë nga Kosova. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022 në Cologne, në provincën e Breshias, ku Rama kishte shkuar në servisin e të akuzuarit për t’i kërkuar kthimin e një borxhi prej 30 mijë eurosh. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, 56-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar Ramën me armë zjarri në kokë. Më pas, sipas akuzës, ai ka përdorur automjetin e viktimës për të transportuar trupin, ndërsa makina është djegur në përpjekje për të eliminuar gjurmët e krimit. Trupi i 40-vjeçarit u gjet më vonë në një zonë rurale të...