Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve
👁6144
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për të lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një bllokade disajavore, e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni. Ai tregoi se aleatët i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin Izraelin nëse ka nevojë ta fitojë luftën, në qoftë se vazhdojnë të shohin “pamje të urisë” duke ardhur nga toka palestineze. Izraeli është dënuar nga agjencitë humanitare të OKB-së dhe nga disa aleatë evropianë, pasi ka ndaluar futjen e mallrave në enklavën e rrënuar nga lufta, përfshirë ushqimin, karburantin dhe barnat....