Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës
Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Flakët duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë. Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet. Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve. Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.