Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Riaktivizohet zjarri në pyjet e Drenovës, flakët përhapen me shpejtësi – zjarrfikësit përballen me terren të vështirë
Zjarri në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastër, është riaktivizuar sërish pasditen e sotme, rreth orës 14:00. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur menjëherë operacionin për shuarjen e zjarrit, por ndërhyrja mbetet e kufizuar, pasi terreni i thyer malor pamundëson afrimin e mjeteve zjarrfikëse. Aktualisht, ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në terren, ndërsa situata vijon të jetë e vështirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Reklama në FieriWeb...