Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer
Zjarri është riaktivizuar sërish në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastrër, rreth mesditës së sotme. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke bërë që ato të shtrihen në një sipërfaqe shumë të gjerë. Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur menjëherë operacionin për shuarjen e flakëve. Megjithatë, ndërhyrja e tyre po kryhet me mjete rrethanore, pasi terreni i thyer dhe i vështirë nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë. Aktualisht, përpjekjet për izolimin e zjarrit po vazhdojnë, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve atmosferike dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.