Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas Kreshnik Ymeraj nga Shërbimi i Emergjencave në Prefekturën e Fierit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh dhe vijon të jetë aktiv prej dy ditësh. Terreni malor po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen nga toka, duke pamundësuar përdorimin e mjeteve të rënda zjarrfikëse. Aktualisht, shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore dhe përpjekjet e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake janë përqendruar në izolimin e zjarrit për të shmangur përhapjen drejt zonave të banuara. Në ndihmë të operacionit kanë mbërritur 30 forca të ushtrisë, të cilat janë angazhuar që prej mëngjesit të kësaj të marte (15 korrik). Vatra e zjarrit është...