Rexhep Qosja: Heronjtë e luftës dhe heronjtë e mendjes

Rexhep Qosja: Heronjtë e luftës dhe heronjtë e mendjes

Nga Rexhep Qosja Heronjtë e luftës, heronjtë e luftës, heronjtë e luftës. Të rëndësishëm, pamatshëm të rëndësishëm, për të sotmen dhe të ardhmen e popullit, që i ka lindur e rritur, për bashkëkohësinë dhe historinë e popullit që krenohet me ta.Por, përpos heronjve të luftës në të gjitha kohët dhe te të gjithë popujt historikë kanë ekzistuar dhe janë çmuar e adhuruar edhe heronjtë e mendjes.Si heronjtë e luftës ashtu edhe heronjtë e mendjes në kohë të ndryshme e në vende të ndryshme herë janë dashur e çmuar më shumë e herë më pak. Dhe, kjo varej shumë prej sundimtarëve dhe bashkësundimtarëve të tyre të niveleve të ndryshme, si dhe prej rendit politik, shoqëror e shtetëror që kishin ndërtuar ata.Si numri i heronjve të luftës...