Burimi:
Javanews.al

“Revolucioni me ngjyra mori fund”, Vuçiç: Nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë!
👁9608
Dhjetëra mijëra mbështetës të Presidentit Aleksandër Vuçiç morën pjesë në një manifestim në Beograd, pas disa muajsh protestash antiqeveritare rreth vendit. Një organizatë monitoruese bëri të ditur se rreth 55 mijë njerëz ishin mbledhur para Asamblesë Kombëtare. Edhe pse disa prej simpatizantëve të Vuçiçit kishin udhëtuar nga vendet fqinje, përfshirë veriun e Kosovës, pjesëmarrja ishte më e ulët se sa në manifestimet kundër regjimit të muajit të kaluar. Serbia ka përjetuar demonstrata të rregullta që prej nëntorit, kur shembja e strehës në një stacion hekurudhor të Novi Sadit vrau 15 persona, duke nxitur zemërim të madh publik. Shumë qytetarë fajësojnë...